kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj!

05.05.2024

Sot, përmes platformës WhatsApp në Radio Helsinki, diskutuam me kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj  për zhvillimin ekonomik dhe investimet në këtë Komune. Gjatë bisedës, u trajtuan mundësitë për investime dhe sfidat që përballen bizneset në këtë komunë.

Diskutuam për infrastrukturën arsimore, mundësitë për përmirësimin e arsimit dhe iniciativat për avancimin e shkollimit në Komunën e Kamenicës. Gjithashtu, u fol për investimet në infrastrukturë, duke përfshirë rrugët, ujësjellësinë dhe infrastrukturën e komunikacionit në këtë komunë.

Nuk harruam të përmendim trashëgiminë kulturore, kulturën dhe turizmin në të gjithë komunën e Kamenicës. Po ashtu, u diskutua për mbrojtjen e mjedisit në këtë komunë, e cila është shpallur kampion i gjelbër për Ballkanin Perëndimor. U fol për sfidat mjedisore në Kamenicë, përpjekjet për mbrojtjen e natyrës dhe iniciativat për trajtimin e mbeturinave dhe zbatimin e praktikave mjedisore.

Në fund, u përmend se Komuna e Kamenicës është e para që ofron ushqim të shëndetshëm në çerdhe publike. Po ashtu, është komuna e parë që ndan një paketë me rroba për fëmijët e porsalindur përmes projektin Baby Box.

Moderoi

Fatos Kryeziu

Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Politik Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanisch
Teilen: