Integrimi Evropian në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë, në fokus me Dorian Jano!

28.03.2024 Me Dorian Jano në radio Helsinki ,biseduam për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë periudhë. Diskutuam për sfidat kryesore që këto vende ballafaqohen gjatë këtij rrugëtimi, si dhe për situatën politike aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e Bashkimit Evropian në zhvillimet politike të kësaj zone. Doriani, një hulumtues shkencor dhe pedagog, ndalet gjithashtu në fushën e migracionit në Evropë, duke diskutuar rreth Zgjerimit dhe Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Biseduam për sfidat dhe mundësitë e mundshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian në të ardhmen. Gjithashtu, shpalosëm rolin e diaspores shqiptare në zhvillimet politike dhe ekonomike në vende të ndryshme. Diskutuam mbi kontributin e mundshëm të diasporës në promovimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon. Si mund të kontribuojë diaspora në përmirësimin e situatës në vende të tyre origjinale dhe në fuqizimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian? Këto ishin disa nga temat që shqyrtuam gjatë bisedës së sotme Faliminderit Dorian Jano
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Politik Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanisch
Teilen:

Ähnliche Beiträge