Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Nisma dhe Impakti

28.03.2024 Sot, më datë 17.12.2023, në Programin e Gjuhës Shqipe të Radio Helsinkit „Radio Rinia – Live“ nga ora 12:00 deri në 14:00, kemi nje mysafire nga Kosova, zotri Gëzim Dushi (Zyrtar i Lartë për Komunikim dhe Informim – Zyre e Kryeministrit – Divizioni për Komunikim -Integrim Tema të diskutimit do të jenë: Fillimi i fushatës për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës: Si ka ecur nisja zyrtare e fushatës për liberalizimin e vizave? Cilat janë hapat konkrete të ndërmarrë deri më tani në këtë fushatë? A janë organizuar takime ose ngjarje të tjera për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të mbështetur këtë iniciativë? Impakti i fushatës dhe rezultatet e deritanishme: Cilat janë arritjet e deritanishme të fushatës për liberalizimin e vizave? A ka ndonjë tregues konkret për suksesin e kësaj fushate? Si ka ndikuar ky proces në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe në imazhin e saj në arenën ndërkombëtare? Informacioni në diasporë dhe mbështetja nga bizneset në diasporë: Sa është informuar diaspora në lidhje me fushatën për liberalizimin e vizave? Pritjet pas datës 1 Janarit dhe vazhdimi i fushatës: Çfarë pritet të ndodhë pas datës 1 Janarit në lidhje me liberalizimin e vizave? Si pritet të ndikojë ky proces në jetën e qytetarëve të Kosovës? Gjendja e punësimit dhe shkollimit: A do te kete lehtesira për të rritur mundësitë e shkollimit/studimeve dhe punësimit për qytetarët e Kosovës në vendet e BE? A keni pasur ndonjë bashkëpunim apo shkëmbim të njohurive me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor në fushën e liberalizimit të vizave? Çfarë keni mesuar nga përvojat e tyre? Cilat janë përfitimet kryesore që mund të shohim nga liberalizimi i vizave për ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës? Për ata që jetojnë jashtë Graz-it, mund të na ndiqni në transmetim në internet në Radio Helsinki – Freies Radio Graz në këtë lidhje: https://helsinki.at/livestream. Na ndiqni edhe në rrjetet sociale: Facebook: radioriniandegjoshqip Instagram: radiorinia Ju ftojmë të ndani me ne histori, ide dhe muzikë që frymëzojnë dhe rrezatojnë energji pozitive në mjedisin ku jetojmë! Fatos Kryeziu
Sendereihe

Radio Rinia

Zur Sendereihe Station

Radio Helsinki

Zur Station
Thema:Politik Radiomacher_in:Fatos Kryeziu
Sprache: Albanisch
Teilen:

Ähnliche Beiträge